Juventus mposht Cagliarin dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

22:59 | 17 Dhjetor 2024
Q L

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Cagliarit, për të avancuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Ishin mysafirët ata që rrezikuan të parët përmes Gianluca Lapadulas (1’) gjuajtja e të cilit u prit me shumë mund nga Michele Di Gregorio.

Rasti i parë për Juventusin erdhi në minutën e 36-të kur Francisco Conceicao bëri disa driblime të bukura, por në fund iu mohua goli.

‘Zonja e Vjetër’ kaloi në avantazh pak çaste para përfundimit të pjesës së parë përmes Dusan Vlahovic (44’) i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Kenan Yildiz.

Në pjesën e dytë ‘Bianconerët’ shënuan edhe në tri raste të tjera për t’u kualifikuar tutje në Kupën e Italisë.

Fillimisht për 2-0 u përkujdes blerja e verës Teun Koopmeiners i cili në minutën e 53-të shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pasi iu mohua goli në pjesën e parë, atë e gjeti në të dytën portugezi Conceicao, i cili realizoi po ashtu një gol të bukur në minutën e 80-të për rezultatin 3-0.

Golin e fundit në këtë sfidë e realizoi Nicolas Gonzalez i cili pasi u fut në pjesën e dytë shënoi për 4-0 në minutën e 89-të.

Tashmë dihet edhe kundërshtari i ardhshëm i Juventusit në çerekfinale, ku ata do të kenë përballë Empolin e Ardian Ismajlit./Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme