Disa njerëz thjesht nuk arrijnë të zotërojnë aftësitë sociale, siç është inteligjenca emocionale. Fatkeqësisht, kjo shpesh ndikon në mënyrën se si ata lidhen me të tjerët dhe se si të tjerët i perceptojnë ata.
Studiuesi i psikologjisë, Lachlan Brown, theksoi disa shenja kryesore që tregojnë se një person nuk ka një nivel të lartë të inteligjencës emocionale.
Ata nxjerrin përfundime shpejt dhe pa maturi
“Njerëzit që nuk janë emocionalisht inteligjentë shpesh nxjerrin përfundime pa menduar apo kontrolluar faktet. Bazuar në informacione jo të plota, ata mund të gjykojnë dikë padrejtësisht ose të reagojnë në mënyrë impulsive, gjë që shpesh çon në keqkuptime dhe konflikte. Njerëzit me klasë më të lartë dhe ndjeshmëri marrin kohë për të mbledhur fakte, duke bërë pyetje dhe duke marrë vendime të informuara”, shpjegon Brown për Hack Spirit, transmeton Klankosova.tv
Ata kanë vështirësi me dëgjimin aktiv
Mungesa e dëgjimit aktiv është një shenjë e zakonshme e mungesës së inteligjencës emocionale. “Në vend që të tregojnë interes për mendimin e njerëzve të tjerë, njerëz të tillë shpesh e ndërpresin bisedën ose minimizojnë rëndësinë e asaj që thonë të tjerët. Dëgjimi aktiv nënkupton praninë e plotë dhe respektin për fjalët e të tjerëve, gjë që është thelbësore për komunikim të suksesshëm dhe ndërtimin e besimit.” pretendon studiuesi, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv
Atyre u mungon empatia
Empatia, ose dhembshuria, shpesh mungon tek njerëzit që kanë një nivel të ulët të inteligjencës emocionale. “Ata mund të duken të ftohtë ose të painteresuar sepse nuk e kuptojnë peshën emocionale të situatave në të cilat ndodhen të tjerët”, thotë Brown.
Ata nuk respektojnë kufijtë
Respektimi i kufijve personalë është një tregues i respektit dhe kuptimit të nevojave të njerëzve të tjerë. Njerëzit që nuk janë emocionalisht inteligjentë shpesh injorojnë ose kalojnë kufijtë e të tjerëve, gjë që çon në siklet dhe humbje të besimit. Të respektosh kufijtë do të thotë të pranosh ndjenjat dhe hapësirën personale të njerëzve të tjerë dhe të tregosh se kujdesesh për mirëqenien e tyre.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...