Google ADS

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të policit në Pejë – Policia jep detaje

20:30 | 17 Dhjetor 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në Pejë.

Policia përmes një komunikate për media ka treguar se si ndodhi ngjarja ndërsa ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar arma e zjarrit e cila dyshohet se është përdorur në rast si dhe vetura, përcjell Arbresh.info.

LEXO EDHE:

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të zyrtarit policor në Pejë

Njoftimi i plotë:

Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё.

Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm.

Stafi menagjues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri (3) bastisje nё lokacione tё ndyshme. Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast.

Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme