Hamza premton nga 100 euro në muaj për familjet që fëmijët s’mund t’i regjistrojnë në çerdhet publike

18:37 | 17 Dhjetor 2024
R J

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.

Në komunikatën për media thuhet se Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.

Ai u shpreh se kështu do ta lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe siç është shprehur ai, mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës.

Të ngjashme