Sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë është shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor.
Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Kështu deklaroi për Arbresh.info Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, tha Gashi.
“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, theksoi ai./Arbresh.info/
Kaos në shtëpi, banorët ndjekin Gjestin kur u mori cigaret
Zjarri masiv në Pogradec – Dy banesa do të rindërtohen...
Fisnik Asllani shënon në fitoren e Elverbergut
Vazhdojnë kolonat e gjata, mbi dy orë pritje te Dheu i Bardh...
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sekt...
Aro e nisi vitin në stol, Ipswchi merr një pikë të vlefshme ...