Nesër lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW në Kosovë, marrin pjesë Kurti e Rizvanolli

17:39 | 17 Dhjetor 2024
E.H

Ministria e Ekonomisë nesër do të lansojë Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.

Në këtë ngjarje i pranishëm do të jetë kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i Zëvendës Ambasadorit gjerman në Kosovë, Mathias Conrad, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt si dhe Drejtorit Regjional për Ballkanin Perëndimor nga IFC, Nicolas Marquier.

Sipas njoftimit për media, ngjarja pritet të filloj nga ora 08:30-10:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme