Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra disa javë më parë pranë shkollë Fan Noli, i kanë dërguar një letër ambasadës amerikane ku kanë shprehur shqetësimin për manipulimin e ngjarjes që i mori jetë djalit të tyre.
Në letrën drejtuar të dërguarës së SHBA në vendin tonë, prindërit e të miturit shprehen se sjellja e papërgjegjshme e disa institucioneve shqiptare dhe mosmarrja e përgjegjësisë është si një vrasje për së dyti e djalit të tyre.
Letra e plotë
Jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim se e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin se askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktoi humbjen e djalit.
Dhe më e pabesueshmja dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër, si dhe Henrin, vëllanë e Martinit, me tentativën për ta tjetërsuar e manipuluar ngjarjen, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi dhe.
E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit pranë meje kanë, diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë dhe ish-punonjës policie. Gjithashtu, i frikësohemi mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera, ku autorët kanë ndihmuar për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Zonja Nancy!
Kam besim te ju si nënë e një djali të mrekullueshëm dhe si përfaqësuese e një kombi që ka të shenjtë drejtësinë.
Ju lutem, më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, që të zbardhin ngjarjen plotësisht dhe të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë krim, si dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do të na japë mundësinë të jemi më të qetë dhe të fokusohemi tek Enri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini nuk e sheh më, nuk e puth më dhe nuk fle më me të, si deri para 3 javësh.
Kam besim tek Ju.
Me respekt dhe dhimbje në shpirt,
Angel dhe Florina Cani/euronews.al
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...