Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Rama bën të ditur se kanë diskutuar për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Aivo Orav, me rastin e marrjes së detyrës.
Diskutuam për zhvillimin e projekteve në Kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe mbështetja e BE-së mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit tonë”, shkruan Rama në Facebook.
Pas takimit, Rama shoqëroi ambasadorin Orav në një vizitë të shkurtër në Sahat Kullë, simbol i trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, e cila është restauruar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.
“I uroj ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe mezi presim të punojmë ngushtë në realizimin e projekteve konkrete për Kryeqytetin”, shkruan tutje ai./Arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të ...
Rama takohet me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NAT...
Juli me një kërkesë të veçantë për Drilonin
Këto ishin votat nga Kosova për lojtarin më të mirë të vitit...
Haradinaj takon studentët, premton krijimin e fondit për fin...
Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale për...