Qëndrimin se “Turqia luan një rol të rëndësishëm në Siri” Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen ia shprehu Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit që patën të martën në Ankara, duke i bërë jehonë deklaratave të Donald Trump.
Nga ana e tij, Erdogan tha se marrëdhëniet Turqi-BE nuk duhet të mbahen peng i “agjendave të ngushta të disa anëtarëve”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.
“Ne ramë dakord me presidentin për të krijuar një administratë pjesëmarrëse, veçanërisht për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë”, shtoi presidenti turk.
Erdogan vuri në dukje se “Turqia është i vetmi vend që ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren” duke iu referuar PKK-së dhe Shtetit Islamik dhe i vetmi vend anëtar i NATO-s.
Presidentja i Komisionit ishte në Ankara për bisedime me Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar zhvillimet e shpejta në Siri. Bisedimet u fokusuan në nevojën për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe mbrojtjen e pakicave pas rënies së ish-presidentit Bashar al-Assad në fillim të këtij muaji./abcnews.al
Rama takohet me stafin ushtarak e civil të Shqipërisë në NAT...
Juli me një kërkesë të veçantë për Drilonin
Këto ishin votat nga Kosova për lojtarin më të mirë të vitit...
Haradinaj takon studentët, premton krijimin e fondit për fin...
Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale për...
Petkoviq: Ramë dakord për krijimin e një komisioni të përbas...