Komuna e Prishtinës ka dal me një reagim pas protestës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”.
Në reagimin e tyre thuhet se përshkak se punëtorët e kompanisë së pastrimit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar largimin e kryeshefit të tyre, dhe kjo ka sjellë kaos në zonat ku kjo kompani mbulon menaxhimin e mbeturinave.
“Kjo situatë ka lënë disa pjesë të qytetit pa menaxhim të mbeturinave, duke krijuar një situatë të rëndë që kërcënon shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe vështirësive të vazhdueshme brenda kësaj kompanie, në maj të këtij viti, ishim të detyruar të angazhojmë operatorë privatë për të marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave në disa pjesë të kryeqytetit, për të siguruar qytetarët që të marrin shërbimet e merituara. Këta operatorë po vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe efikasitet në zonat ku janë përgjegjës!”, thuhet në reagimin e komunës.
Tutje thuhet se se ky bojkot i nisur dje dhe kaosi i krijuar janë pasojë e pakënaqësive të punonjësve të kompanisë “Pastrimi” ndaj kryeshefit të tyre.
“Protesta sot është ndërprerë, por sigurisht se do të duhet disa ditë që të sanohet dëmi nga ky bojkot. Ju sigurojmë që kjo situatë është një pasqyrë e thellë e problemeve të brendshme të kompanisë dhe jo e mungesës së angazhimit dhe përkushtimit tonë për kryeqytetin”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Kransiqi priti në takim Ali Ahmetin, flasin për sfidat e shq...
Nesër lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW në Kosovë, ...
Ana Kabashi e bën publike datën e publikimit të këngës së re
Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni `Interflex`
Vitin tjetër nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Madh...
Arrestohet i mituri në Kamzës, kanosi me armë zjarri bashkëm...