Milan e ka gati kontratën për ta blinduar gardianin e portës

09:36 | 17 Dhjetor 2024
D.H

Portieri i Milan, Mike Maignan është afër të nënshkruajë kontratën e re me klubin e tij.

Kjo kontratë pritet ta mbajë të lidhur me “Rosonerët” deri në vitin 2029, portierin francez, shkruan Arbresh.info.

Aktualisht, Mike ka një kontratë që e mban të lidhur me këtë klub vetëm deri në verën e vitit 2026.

Ai tek kuqezinjtë u transferua nga Lille në vitin 2021, ku në sezonin e tij të parë arriti të fitojë Serie A, pas 11 vitesh.

Miagnan ishte njëri nga pikat e atij suksesi historik të Milanit.

Përvec tij Milani ka shënjestruar edhe dy ftubollistë të tjerë për të vazhduar me ta, Tijani Reijnders dhe Christian Pulisic./Arbresh.info

Të ngjashme