Ministria e Punëve të Brendshme ka dal me një njoftim sa i përket festimit me fishekzjarrë.
Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo ministri thuhet se shitja e fishekzjarrëve lejohet nga 19 deri më 31 dhjetor.
Ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetor deri më 1 janar.
Sipas MPB-së duhet të respektoni këto data për të shmangur gjobat dhe për të festuar me siguri dhe gëzim.
“Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie./Arbresh.info/
Rama pret në takim ambasadorin Avio Orav, diskutojnë për zhv...
Tërmeti në verilindje të Vitisë, Mustafa: Kjo zonë në të ard...
BE-ja i bart problemet e saj në vitin 2025
Igli Tare kujton “natën e ferrit” në Beograd: Do...
Von der Leyen takim me Erdoganin: Turqia luan një rol të rën...
‘Asnjë fjalë që kam nxjerrë nga goja me ty s’ka qenë lojë’, ...