Federata e Futbollit e Ukrainës, përmes një njoftimi ka konfirmuar se FIFA i ka kërkuar falje asaj dhe Ukrainës, për një lëshim që e ka bërë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës së vitit 2026.
Bëhet fjalë për një lëshim në hartë, duke mos e vendosur Krimenë (e pushtuar nga Rusia) si pjesë të Ukrainës.
Kjo kishte ngjallur shumë reagime në Ukrainë, e cila kërkoi sqarime nga UEFA e FIFA për këtë skandal.
Mirëpo, Ukraina nuk ishte vendi i vetëm që u përballë me një skandal të tillë.
Ngjashëm ishte edhe për Kosovën, e cila shihej në hartë si pjesë e Serbisë.
Megjithatë, nga Kosova nuk ka pasur reagime zyrtare (deri më tani), dhe kështu FIFA nuk ka kërkuar falje ndaj Kosovës.
Në kërkimfaljen e dërguar në Federatën e Ukrainës, FIFA ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim i paqëllimshëm.
Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje në një mar...
Kontingjenti i FSK-së përfundon me sukses operacionin “Inter...
Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu vazhdohet paraburgimi edh...
Rama pret në takim ambasadorin Avio Orav, diskutojnë për zhv...
Tërmeti në verilindje të Vitisë, Mustafa: Kjo zonë në të ard...
BE-ja i bart problemet e saj në vitin 2025