Chelsea është një nga skuadrat më në formë në Premier League ku nuk njeh humbje në tetë ndeshjet e fundit.
Disfatën e fundit të drejtuarit e Enzo Maresca e pësuan në fundin e tetorit ku u mposhtën nga Liverpooli në “Anfield Road” me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo atë humbje e lanë pas dhe tashmë janë këndellur ku grumbullojnë 34 pikë në 16 ndeshje të luajtura dhe renditen në vendin e dytë në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se Liverpooli, liderë.
Forma e lartë e Chelseas vjen edhe falë trajnerit italian, Enzo Maresca i cili po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën.
Në 25 ndeshjet e para si menaxher i “Bluve të Londrës” numëron 17 fitore, katër barazime dhe katër humbje në të gjitha garat.
Deri në këtë pikë të sezonit, nëse e krahasojmë me sezonin e kaluar, Chelsea në Premier League ka 15 më shumë se në sezonin 2023/24.
Pas 16 xhirove në atë sezon Chelsea numëronte 19 pikë dhe ndodhej në pozitën e 12-të.
Ndërkohë, edhe në Conference League, londinezët kanë bërë punë të mirë pasi në pesë ndeshjet e para kanë 15 pikë dhe janë të vetmit me bilanc qind për qind.
Në këtë kompeticon padyshim ata janë favoriti kryesor për të fituar titullin e tretë më prestigjioz në Evropë.
Chelsea ndeshjen e radhës e luan pikërisht në këtë kompeticion ku do të përballet me Shamrock Rovers./Arbresh.info
Avantazhi i Vëllait të Madh si kapitene e javës – Sara dogji...
SHBA dhe aleatët: Përfshirja e Phenianit në Ukrainë shënon ‘...
Vëllai i Madh i jep një avantazh Fitimit, të ndahet nga Laur...
Fitimi dhe Sara zgjidhen kapitenë të kësaj jave
Përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit 2024 nga CAF
Publikohet aktakuza e shqiptarit nga Peja që u ekstradua në ...