Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Haradinaj ka thënë se është gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, shkruan Arbresh.info.
“Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës. “, ka shkruar ai.
“Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.”, shtoi Haradinaj.
“P.S. Publiko kontratën Kryeministër! Boll mo.”, tha mes të tjerash ai.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Avantazhi i Vëllait të Madh si kapitene e javës – Sara dogji...
SHBA dhe aleatët: Përfshirja e Phenianit në Ukrainë shënon ‘...
Vëllai i Madh i jep një avantazh Fitimit, të ndahet nga Laur...
Fitimi dhe Sara zgjidhen kapitenë të kësaj jave
Përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit 2024 nga CAF
Publikohet aktakuza e shqiptarit nga Peja që u ekstradua në ...