Google ADS

Bove flet për herë të parë publikisht pasi ra pa ndjenja në fushë

18:02 | 16 Dhjetor 2024
D.H

Mefushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, ka folur publikisht për herë të parë që prej se u dërgua në spital pas një emergjence mjekësore gjatë ndeshjes së Serie A mes Fiorentinës dhe Interit.

Vetëm dy javë pas kolapsit shqetësues të 22-vjeçarit në minutën e 17-të të duelit mes Fiorentinës dhe Interit, Bove ka thënë që shpreson të na shohë së shpejti në fushë, përmes një postimi në Intasgram të hënën.

Bove u lirua nga spitali këtë të premte pasi iu vendos një defibrilator në zemrën e tij të mërkurën.

Reagimi i plotë i Edoardo Bove:

“Përshëndetje të gjithëve, unë kisha mundësinë të mendojë shumë gjatë këtyre ditëve të vështira. Teksa reagimi në rrjetet sociale nuk është në natyrën time, unë desha që të ndaj mendimet e mia pas diçkaje që më shqetësoi thellë”.

“Ngjarja e pakëndshme që ndodhi në ndeshjen Fiorentina-Inter më ka treguar mua më shumë se kurrë, që futbolli është më shumë se një lojë, kampionat apo karrierë”, ka thënë Bove.

“Futbolli është një komunitet, i lidhur me njerëzit që ndajnë të njëjtin pasion së bashku në momente gëzimi, zemërimi, zhgënjimi dhe dhimbje”.

“Është në këto momente që unë e kuptova sa i vërtetë është sporti, përtej rezultateve, garës apo rivalitetit. Ne jemi të gjithë të bashkuar”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme