Google ADS

Barcelona konfirmon lëndimin e Yamal, pritet të mungojë deri në një muaj

16:17 | 16 Dhjetor 2024
D.H

Pas humbjes me Leganesin, Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi futbollisti kryesor i tyre është lënduar.

Bëhet fjalë për Lamine Yamal i cili pësoi një dëmtim mbrëmë në humbjen 1-0 të katalanasve, shkruan Arbresh.info.

Tashmë lëndimi i tij është konfirmuar edhe nga Barcelona dhe ka të bëjë me një dëmtim të shkallës së parë, në një ligament në kyçin e këmbës.

Ky lëndim do ta mbajë 17-vjeçarin jashtë fushave të blerta 3-4 javë deri në një muaj.

Lamine është një prej lojtarëve kryesorë këtë sezon të Barçës ku ka realizuar gjashtë gola dhe dhuruar 12 asistime në 21 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme