Nesër nënshkruhen marrëveshjet e granteve të inovacionit, përfitojnë 34 biznese 

16:23 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se nesër do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të granteve te inovacionit, ku 34 biznese  do të përfitojnë.

Sipas njoftimit, ato do të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të fillojnë implementimin e projektit, shkruan Arbresh.info.

“Vlera e projekteve nga kjo skemë për NVM-të është mbi 2.8 milionë euro, ndërsa përkrahja e MINT/KIESA dhe LuxDev është mbi 1.2 milion euro.”, thuhet në njoftim.

Eventi do të mbahet në ora 10:00 te Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme