Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav kanë inauguruar Zyrën Regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në Komunën e Prishtinës dhe katër zyra rajonale.
Me këtë rast, Ministri Peci ka vlerësuar se po krijojnë një rrjet prej pesë zyrash moderne për monitorimin e operatorëve ekonomikë, inspektimet veterinare dhe zbatimin e sigurisë ushqimore.
“BE-ja ka vlerësuar se progresi më i madh në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është arritur këtë vit, që nga paslufta. Po ashtu, jemi në procedurë për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë, me vlerë 9 milionë euro i cili do të mundësoj plotësimin e kritereve të IPARD-it si dhe qasjen në 150 milionë euro për bujqësi në vit nga fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Ministri Peci.
Krahas inaugurimit, Ministri Peci bashkë me Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav kanë realizuar edhe një takim ku krahas tjerash, kanë diskutuar për mbështetjen e BE-së ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe sektorit agro-ushqimor të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Ministri ka theksuar se Kosova po bën përparime të rëndësishme drejt standardeve të BE-së, duke garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.
“Del me 100 djem”, “Rrugaç” – debat i ashpër mes Drilonit dh...
Rama: Rrisim fondin e pensioneve, bonusi i pranverës në një ...
Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash
Rama: Ata që thonë se do t’i bëjnë pensionet 500-1000 euro, ...
Gjesti largohet për pak çaste nga shtëpia – ballafaqohet në ...
Muçi asiston në golin e vetëm të Besiktasit