Java e 12-të në ProCredit Superligë solli disa përballje mjaft interesante.
Sfida më dramatike ishte në Prizren, mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që është vendosur në momentet e fundit.
Takimi ishte me kthesa, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin, por që përfundoi me fitoren e mysafirëve. Më i miri te therandasit ishte Quade Green me 30 pikë, dy kërcime, dy asistime, duke treguar lojë të mirë, sidomos në çastet vendimtare.
Derbin e rivalëve të vjetër e fitoi Peja ndaj Sigal Prishtinës, ku te verdhezinjtë u dalluan Jonathan Galloway me 11 pikë, 18 kërcime dhe një asistim, si dhe Tristan Ikpe me 11 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Borës, ku te kuqezinjtë më i miri ishte Jason Jitoboh me 14 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.
Trepça brenda dhjetë ditësh fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit, kësaj radhe në elitë, ku te mitrovicasit Dardan Kapiti kishte dyshifror të dyfishtë prej 11 pikëve, dhjetë kërcimeve dhe një asistim.
MVP
Quade Green (Golden Eagle Ylli) 30 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Top 5
Quade Green (Golden Eagle Ylli) 30 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Jonathan Galloway (Peja) 11 pikë, 18 kërcime, 1 asistim, 25 indeksi
Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 14 pikë, 5 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi
Tristan Ikpe (Peja) 11 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi
Dardan Kapiti (Trepça) 11 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 21 indeksi
Interi e deklason Lazion, ia shënon gjashtë gola
Rama: Dhjetori i festave në Gramsh
Ademola Lookman lojtari më i mirë afrikan i vitit 2024
Abdixhiku: Prishtina dhe LDK janë tashmë një – fryma e ndrys...
Si ta trajtoni “ankthin e mesit të natës”?
Dhimbja në gojë mund të jetë një shenjë se ju mungon një vit...