Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin për lirimin e Sali Berishes, duke kërkuar rikthimin e tij në arrest shtëpie.
Më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të mbrohet i lirë. Por menjëherë, po atë ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon, raportojnë mediat shqiptare.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas mediave në Tiranë, më 27 nëntor, avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendimit se Berisha nga ky moment “është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij”. Megjithatë ai shtoi se procesi ndaj klientit të tij ishte politik.
Përgjatë një viti gjykatat e të gjitha niveleve lanë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, një masë që GJKKO e mori pasi Berisha refuzoi të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim./rtk
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë