Google ADS

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

13:00 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub.

“Dy a tre vjetët e fundit nuk ishin të njëjtë, nuk ishte e pabesueshme se si po më trajtonin, njëjtë edhe për Lionel Messin”, ka thënë Neymari për RMC Sport.

“Për mua, ishte e padrejtë, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë. Nuk mbaj mëri, por isha paksa i pikëlluar për mënyrën se si më trajtuan fansat, posaçërisht kur më erdhën në shtëpi dhe donin të futeshin në shtëpi, të më fyenin, ose të më godisnin”, tha Neymar./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme