Google ADS

Sekuestrimi i banesave, Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër

12:59 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri deklaroi se do të jetojë në çadër pas sekuestrimit të banesave.

“Vendimi i Apelit u shty për nesër. Parashtruam tonat, prokuroria të vetat. Arsyeja për sekuestron e banesës së mamasë sime ishte pse ka marrë kredi. Unë i thashë se ka dhe prokurorë të SPAK-ut që kanë marrë kredi dhe i japin me qira ato shtëpi që kanë blerë me kredi. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, por i kanë qëndruar thashethemeve gazetareske. Pretendimi është se meqënëse dyshohet Ilir Meta për çështjen CEZ-DIA dhe mamaja ime ka blerë shtëpi”, deklaroi Kryemadhi.

“Unë do të ndjek të gjitha procedurat ligjore sepse jam e bindur se kjo çështje do të shkojë në Strasburg”, shtoi më tej Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi më tej se kur kishte gjyqin në Apel për masën e sigurisë, pak minuta para gjyqit, 10 policë i shkuan në shtëpi.

“Ditën tjetër erdhën sërish, unë dhe mamaja firmosëm procesverbalin dhe erdhën strukturat e sekuestros. Së shpejti do të dalim nga shtëpia. Nuk është problem se ku do jetojmë, mund të jetojmë në çadër, siç jetojnë ata që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti”, deklaroi Kryemadhi.

Vendimi për sekuestron e dy banesave të Monika dhe Fatime Kryemadhit do të jepet nesër, në orën 11:00./A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme