Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin dhe lokalizimin e një personi i dyshuar për falsifikim parash

12:27 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për falsifikim të parasë.

Sipas njoftimit për media, vepra penale “Falsifikim i parasë” ka ndodhur me datën 11.04.2024 në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.

Personi i kërkuar:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme