Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për organizimin e mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë

11:31 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Pak minuta më parë, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Krahas kësaj pike, në rend dite është edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Arbresh.info

Të ngjashme