Rama mban mbledhje online me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës

11:15 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hënë një mbledhje online me drejtuesit politike të qarqeve për voten e diasporës.

Mësohet se drejtuesit kane raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë.

Kujtojmë që ditën e nesërme, Rama do të jetë në Bruksel, pasi Shqipëria do të hapë negociatat për klasterin e 6-të “Marrëdhëniet me Jashtë”, që përfshijnë politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme