Barcelona ka humbur të dielën 1 me 0, si vendase, ndaj Leganes, por trajneri i përkohshëm blaugran i kësaj ndeshje, ka gjetur një të mirë në takim.
“Nuk ishte loja jonë më e mirë, por, në fund të fundit, ne përfunduam me 20 goditje”, tha Marcus Sorg, që zëvendësoi në këtë lojë Hansi Flick, të dënuar me dy ndeshje mos udhëheqje të blaugranëve. “Të paktën pesë ose gjashtë nga ta ishin shumë afër për t’u futur në gol”.
Më pas Sorg dha mendimin e tij pse ishte e pamundur të fitohet, njofton Klankosova.tv.
“Formacioni i Leganes ishte me pesë mbrojtës e katër mesfushorë dhe vetëm një sulmues. Në këtë situatë, është e pamundur të thyhet mbrojtja”, tha ai. “Megjithatë, ne ua bëmë të lehtë atyre. Ata në dominuan në pesë ose dhjetë minutat e parë. Përqendrimi ynë nuk ishte në nivel”.
Ndihmëstrajneri gjerman i Barcelonës tha se është e vështirë për t’u kuptuar seria jo e mirë e Barcelonës. I njëjti shtoi se kurrkush në ekip nuk është i kënaqur me rezultatet, por pavarësisht humbjes nga Leganes lëvdoi lojtarët që sipas tij, “shfaqën qëndrim të mirë”
Ani se pësoi disfatë, Barcelona ruan pozitën e parë në La Liga, duke qëndruar këtu falë gol dallimit më të mirë se Atletico Madrid, që po ashtu, ka 38 pikë, sa blaugranët. Madrilenët e Diego Simeones, megjithatë, kanë një ndeshje me pak dhe në rast të fitores ose barazimit, i hipin përmbi kampionëve të shumëfishtë të Spanjës. Në fakt, Barcelona mund të bie në vendin e tretë në ligë, të cilin aktualisht e mban Reali, në rast se ky i fundit fiton një ndeshje që e ka mangët.
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...