Kurti pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale, interesim i madh i mediave

09:47 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Sot, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pritet që kryeministri i vendit, Albin Kurti të intervistohet si dëshmitar.

Intervistimi i tij është paraparë të filloj nga ora 09:30, megjithëse kanë kaluar gati gjysmë ore kryeministri ende nuk është paraqitur në PSRK ndërsa shihet interesimi i një numri të madh të mediave.

Sipas ftesës së PSRK-së, Kurti është ftuar që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Kryeministri ka pranuar ftesën për dëshmi më 12 dhjetor ndërsa nuk e ka konfirmuar nëse do të do të paraqitet para Prokurorisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme