Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:40 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

Për sa i përket motit, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme