A do të paraqitet sot Kurti para Prokurorisë Speciale?

07:38 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është ftuar të japë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas ftesës së PSRK-së, Kurti është ftuar që nga ora 09:30 të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Kryeministri ka pranuar ftesën për dëshmi më 12 dhjetor ndërsa nuk e ka konfirmuar nëse do të do të paraqitet para Prokurorisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme