Manchester United ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim tek City në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.
“Djajtë e Kuq” triumfon në minutat e fundit të takimit me rezultat 1-2, shkruan Arbresh.info.
Gjithcka nisi më mirë për “Citiziens” të cilët shënuan me anë të Gvardiol në minutën e 36-të.
Një gabim i dyfisht i Matheus Nunes i kushtoi Cityt në pranimin e golit të parë. Fillimisht ai ktheu topin mbrapa duke i dhënë mundësi Diallos të mirë për të shënuar, e pastaj e fauloi atë dhe Untied fitoi penallti.
I pagabueshëm nga 11 metra ishte Bruno Fernandes i cili shënoi për 1-1 në minutën e 88-të.
Dy minuta më vonë, Diallo pas një pasimi maestral të Lisandro Martinezit shënoi për t’i dhënë epërsinë “Djajve”.
Deri në fund, City u mundua ta brazojë mirëpo pa ia arritur dot.
Kështu, Ruben Amorim e fiton derbin e parë të qytetit, ndërsa vazhdojnë rezultatet negative për Cityn.
Pas kësaj fitore Man. United ka 22 pikë kurse pesë më shumë ka Man. City në vendin e pestë./Arbresh.info
Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asg...
Uji i detit shëron këto sëmundje
Xheneta e Fitimi analizojnë banorët dhe kanë një plan për el...
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...