Antonela Berisha ka thyer heshtjen duke dalë për herë të parë në një studio televizive, pas ngjarjes së rëndë me të motrën.
Ajo ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për sulmin ndaj modeles Klea Prenga.
Modelja e njohur theksoi se i vjen keq dhe nuk do të donte që ajo situatë të kishte ndodhur.
“Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe, do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhje për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, tha ajo.
Sa i përket asaj se janë arratisur në Dubai, ish-banorja e Big Brother shtoi se nuk ekziston një gjë e tillë.
“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin”.
Ndërkohë, për komentet dhe aludimet në rrjet ka dhënë një përgjigje, duke treguar për një që e ka shokuar.
“Kam pasur shumë mesazhe, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë”. /Telegrafi/
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...
Guardiola pas humbjes ndaj United: Unë nuk jam mjaftueshëm i...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV të mërkurën prezanton kandidatët ...
KFOR-i italian donacion për shkollën `Faik Konica` në Ratish...