Anisa Veseli u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ishte në televotim kokë me kokë me Gjestin për shkak të veprimit për të hyrë të dy në tualet së bashku.
Dhe më pas po atë spektakël u eliminua këngëtarja, e cila brenda ka qenë goxha aktive për më shumë se një muaj.
E njëjta ka reaguar duke thënë se ka qenë ajo që e ka sfiduar Gjestin dhe se i dinte pasojat.
“Edhe sa për dijeni publiku unë kam qenë ajo që e kam sfiduar Gjestin për të hyrë në tualet, se e kam ditur që është eliminim direkt por aty ndodhi e kundërta dhe një padrejtësi sepse nuk është dashur që të jetë kokë me kokë por eliminim i menjëhershëm”, u shpreh ajo.
Tutje, artistja shqiptare thotë se e ka fituar Big Brotherin dhe se është shumë krenare me veten.
“Unë nuk kam mundur të qëndroj brenda më dhe ky ka qenë vendimi im. Big Brother VIP Kosova 3 unë e kam fituar dhe jam shumë krenare për veten e shumë shpejti shihemi me risi që si keni dëgjuar ende”, theksoi ish-konkurrentja. /Telegrafi/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...