Shoferi 35-vjeçar dhe pasagjeri 23-vjeçar kanë mbetur të lënduar pasi që makina e tyre është rrokullisur gjatë një gare në ‘off road’ në Shtime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se personat e lënduar janë nga Maqedonia e Veriut ndërsa kanë marr trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas janë liruar.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën” Off Road” në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin”, tha Veseli./Arbresh.info
Pamje nga vendi i ngjarjes:
LEXO EDHE:
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren