Google ADS

Gjilani fiton derbin e Anamoravës

15:37 | 15 Dhjetor 2024
D.H

Gjilani ka arritur të shënoj fitore në derbin e Anamoravës ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e këtij derbi u mbyll me dy skuadrat që patën nga një rast të rrezikshëm për gol, shkruan Arbresh.info.

Ishte, Armend Thaci i pari që rrezikoi për vendasit i cili goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Ndërkohë, Blerim Krasniqi pati një mundësi të mirë për “Intelektualët” mirëpo pa arritur të shënoj.

Një tjetër rast të mirë të drejtuarit e Zekirija Ramadanit, pati Arb Manaj por goditja e tij u ndal në shtyllë.

Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Armend Thaqi me një goditje të bukur i dha epërsinë Gjilanit.

Deri në fund gola nuk pati dhe “Skifterat” arkëtuan tre pikët e radhës dhe tani ndodhen në pozitën e gjashtë me 21 pikë, teksa Drtia mbetet akoma lidere me 37 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme