Google ADS

Endrit Thaçi mirëpret emërimin e Richard Grenellit si i dërguar për misione speciale

15:06 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Presidenti amerikan, Donald Trump ka caktuar ish emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për misione të veçanta.

Këtij lajm e ka mirë pritur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në Instastory, Thaçi ka shpërndarë një fotografi të ish-presidentit me Grenellin teksa ka shkruar se bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së

“Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka katër vjet që po mbahet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

Vet Grenell lidhur me këtë ishte shprehur se Thaçi duhet të lirohet sa më shpejt nga aty, pasi që po i bëhet padrejtësi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme