Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me mërgatën në Lubjanë të Sllovenisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se atje u njoh me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore.
“Pranë mërgatës, kudo dhe kurdoherë. Edhe në Lubjanë të Sllovenisë bashkëbiseduam dhe u njohëm me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore. Vetëm bashkë e forcojmë shtetin dhe përshpejtojmë zhvillimin. Ekonomia, arsimi, mbrojtja e siguria, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit e shumë fusha të tjera kanë përparuar gjatë qeverisjes sonë dhe e kemi obligim të vazhdojmë trajektoren e progresit dhe zhvillimit”, tha Kurti./Arbresh.info
Rrokulliset makina e off road-it në Shtime
Nikli befason Prishtinën në Drenas
Gjilani fiton derbin e Anamoravës
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Pacolli prezanton kandidatin e ri të AKR-së për deputet, Don...
Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet vd...