Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 17-të, ku në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në derbin Anamoravës, ku Gjilani do të përballet me Dritën.
Është një sfidë mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme këtë edicion, por objektivi në ndeshje mbetet gjithmonë i njëjti nga të dyja klubet, fitorja.
Gjilani kërkon të rikthehet te triumfi në kampionat në mënyrë që t’i ikë pjesës së poshtme të tabelës dhe të rikthehet në garë për Evropën.
Në anën tjetër Drita kërkon të vazhdoj me fitore për ta shtuar epërsinë në krye të tabelës ndaj skuadrave të tjera.
Sfidë tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Prishtinën me dy skuadrat që kërkojnë fitore.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbën...
Del nga “kontrolli” çmimi i arit/ Një lirë kushton 580 euro
NYT: Grenell provoi ta bind Serbinë ta njohë Kosovën në viti...
Bora mbulon Valbonën, Rama publikon pamjet fantastike
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar...
Sulmohen llogaritë e disa zyrtarëve të LDK-së në Instagram