Dy persona janë arrestuar në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren pasi që gjatë kontrollit, në rrobat e trupit të njërit të dyshuar janë gjetur dy doza të substancës narkotike ndërsa në veturën e të dyshuarit tjetër, është gjetur një qese me substancë narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, shtëpia e njërit të dyshuar është bastisur dhe gjatë kontrollit si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar 31 doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, 1,435 euro dhe një automjet me targa vendore, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, njëri i dyshuar është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mujo Ulqinaku, Prizren14.12.2024-21:23. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza te substancës narkotike që dyshohet e llojit marihuanë, ndërsa në veturën e parkuar te dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është bastisur edhe shtëpia e njërit te dyshuarit. Gjatë këtij operacioni si dëshmi gjithsejtë janë sekuestruar: Tridhjetë e një (31) doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, njëmijë e katërqind e tridhjetë e pesë(1435) euro dhe një automjet me targa vendore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti në Slloveni takoi zëvendëskryeministrin Mesec, shprehu...
Xheneta dhe Fitimi nisin ditën me një përqafim të ngrohtë
Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbën...
Del nga “kontrolli” çmimi i arit/ Një lirë kushton 580 euro
NYT: Grenell provoi ta bind Serbinë ta njohë Kosovën në viti...
Bora mbulon Valbonën, Rama publikon pamjet fantastike