Gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Gjakovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa policia nuk ka bërë të ditur lidhur me shkaqet e këtij zjarri.
“Gjakovë 14.12.2024-01:10. Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vet-aksidenti me fatalitet në Klinë, policia jep detaje
Aksident me fatalitet në Volljakë të Klinës, vdes një person
Hamza shprehet i bindur se e mban fjalën, premton sërish rri...
Kurti në Slloveni takoi zëvendëskryeministrin Mesec, shprehu...
Xheneta dhe Fitimi nisin ditën me një përqafim të ngrohtë
Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbën...