Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat të lartë 110:79 (25:8, 25:30, 29:18, 31:23), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.
Në përballjen e zhvilluar në Prizren, mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë bindës në çerekun e parë, që e fituan 25:8. Por, në periudhën e dytë, prizrenasit për një nuancë ishin më të mirë, 25:30, për të shkuar në pushim me shifrat 50:38.
‘Xehetarët’ sërish treguan fuqinë në periudhën e tretë, 29:18, derisa dhjetë minutat e fundit ishin formale, ku Trepça brenda dhjetë ditësh, mundi Proton Cable Prizrenin, kësaj radhe me shifrat 110:79.
Te kampionët tetë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ku Samuel Hunter shënoi 18 pikë, ndërsa Dardan Kapiti kishte 12 pikë e dhjetë kërcime, derisa Omar Jamaleddine shënoi 23 pikë për prizrenasit.
Trepça ka tetë fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni tri fitore e nëntë humbje.
Banorët luajnë lojën “bzzz”, shkaktohen të qeshura
Policia apel qytetarëve: Kujdes shpejtësinë, respektoni rreg...
Themeluesi i “Mango” ndërron jetë në një aksident në moshën ...
Nuk ka fitues në dramën e gjashtë golave mes Rayo Vallecanos...
Trupi i pa jetë në Shkrel dyshohet se u dëmtua nga kafshët e...
Drenusha tregon se si nisën problemet me ish të dashurin e s...