Google ADS

Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës

21:23 | 14 Dhjetor 2024
R J

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë, ku është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar.

“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi Gashi.

Aktualisht, ekipet policore po punojnë për të identifikuar personin dhe për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Policia pritet të publikojë detaje shtesë pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore./Arbresh.info/

Të ngjashme