Kosovë – Shqipëri, kuvendet rimblidhen në Prishtinë, më 20 dhjetor

21:11 | 14 Dhjetor 2024
R J

Të dyja kuvendet e dy shteteve shqip-folëse do të bëhen sërish bashkë në një mbledhje.

Kosova dhe Shqipëria të enjten e javës së ardhshme, pra më 20 dhjetor, do të vazhdojnë atë që e nisën para dy-vitesh, mbledhjen e përbashkët.

Këtë e kanë bërë të ditur fillimisht mysafirët. Andaj, si e tillë u konfirmua edhe nga pala nikoqire e takimit.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për Klan Kosovën tha se mbledhja ishte planifikuar të mbahej më herët, por u shtye për shkak të punëve që patën të dy liderët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po do të mbahet të enjten i pranishëm do të jete edhe kryeministri Edi Rama, kjo ka qenë e planifikuar të mbahet më 28 nëntor por për shkak të agjendave të kryeministrave është kërkuar të shtyhet për në dhjetor”.

“Do të jetë më tepër adresim i fundvitit e po ashtu biseda sa i përket bashkëpunimeve dhe pas saj do të shtohet një drekë”, ka thënë Kërçeli.

Kërçeli tha se agjenda e seancës është në përpilim e sipër. Siç është bërë e ditur,  mbledhja do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës në ora 11:00.

Të ngjashme