Portieri kosovar, Arijanet Muric, po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në elitën e futbollit anglez me fanellën e Ipswich Town.
Gardiani i ‘Dardanëve’ ishte sërish vendimtar për ekipin e tij, ku kësaj radhe përmes pritjeve të jashtëzakonshme që bëri, ua mundësoi atyre të marrin pikët e plota në udhëtim tek Wolvesi.
Ipswich Town arriti që të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Për paraqitjen e tij fantastike në këtë sfidë, Muric u vlerësua me notën 8.1 nga Sofascore duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.
Muric bëri plotë pesë pritje, ku tri prej tyre erdhën brenda zonës dhe ishin jetike për të shmangur barazimin.
Ai gjithashtu pati dy grushtime të topit si dhe kompletoi plotë 30 pasime të sakta.
Për 26-vjeçarin kjo nuk është hera e parë që shpallet lojtari më i dalluar i ndeshjes, pasi edhe më herët këtë edicion ka pasur paraqitje të shquara./Telegrafi/
LVV: 118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dys...
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave