Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij 26-vjetorin e rënies heroike.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Muja dhe dyzet e një heronjtë e UÇK-së e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë.
“Kujtojmë sot trimërinë e jashtëzakonshme të Mujës – shpirtit të pathyeshëm të rezistencës, që as plumbat e as dimri i ashpër nuk e ndalen dot në rrugën drejt lirisë. 41 trima nga çdo cep i Kosovës, nga Faton Gjylani tetëmbëdhjetë vjeçar deri te Maliq Karaqica pesëdhjetë vjeçar, u bashkuan në një ideal të shenjtë”.
“Sakrifica e tyre shndërrohet sot në forcë dhe frymëzim për Ushtrinë e Kosovës – ëndrrën e tyre të realizuar. Para gjashtë vjetësh, kur themeluam ushtrinë, ndjeva se po përmbushim amanetin e këtyre heronjve”, ka thënë Haradinaj.
Në këtë përvjetor, ai tha se do të zotohen se do ta ruajnë dhe forcojnë Kosovën për të cilën ata dhanë jetën.
Diskutohen prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipëri...
Shkurte Fejza propozon një koncert të madh për Parashqevi Si...
Shpjegojnë psikologët: Si të qëndroni të qetë gjatë një fjal...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuara drejt integri...
Për lëkurë më rinore dhe me shkëlqim, konsumoni arra
Shenjat të cilat tregojnë se fëmija juaj është i varur nga p...