FC Shkupi ka zyrtarizuar në postin e Drejtorit gjeneral – (CEO i klubit), Aykut Turan, njofton Telegrafi. Turan, është një figurë shumë e afërt me presidentin aktual të klubit, Yasin Konyali, i cili ka marrë besimin e plotë për ndërtimin e ekipit për pjesën pranverore të sezonit 2024/25.
Në realizimin e planeve Turan krah të djathtë do ta ketë Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, një emër i njohur për futbollin në Maqedoni dhe më gjerë, i cili gëzon respekt të madh brenda komunitetit sportiv dhe posaçërisht te tifozët e FC Shkupit.
Turan është me origjinë nga Kosova dhë është emër i njohur në futbollin turk, ku më parë ka pasur përvojë me klube si Menemenspor, Altınordu, Bursaspor dhe Adanademirspor. Ai ka qenë i angazhuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë karrierën e tyre futbollistike. FC Shkupi është klubi i parë ku ai do të punojë jashtë Turqisë.
Shkupi ka paralajmëruar përforcime të rëndësishme gjatë merkatos dimërore për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të garuar me sukses në sezonin pranveror. Kjo vjen pas një gjysmë sezoni vjeshtor zhgënjyes, ku Shkupi përfundoi në pozitën e 6-të në tabelë me 22 pikë dhe u eliminua nga Kupa e Maqedonisë së Veriut.
Me emërimin e Aykut Turan dhe Drejtorit Sportiv Nderim Nexhipi, FC Shkupi shpreson të ndërtojë një ekip konkurrues që të rikthehet në majat e futbollit vendor.
Drenusha tregon se si nisën problemet me ish të dashurin e s...
Një M1 ishte 95 për qind e përfunduar përpara se BMW ta anul...
Për “dasmën” e Gresës dhe Leos, banorët përgatisin sallën
Diskutohen prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipëri...
Shkurte Fejza propozon një koncert të madh për Parashqevi Si...
Shpjegojnë psikologët: Si të qëndroni të qetë gjatë një fjal...