Bashkimi Evropian miratoi mbylljen e tre kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi.
Me këtë, ky vend bëri një hap tjetër të madh drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER II) në takim miratoi mbylljen e kapitujve 7 (Ligji i Pronësisë Intelektuale), 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media) dhe 20 (Sipërmarrja dhe Politika Industriale).
Sipas informacioneve të siguruara nga portali vijesti.me, Mali i Zi duhej të mbyllte kapitullin 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes), por kundër ishte delegacioni i Kroacisë.
Lajme të mira morën edhe qytetarët e Shqipërisë, pasi mbyllën dy kapituj në grupin e gjashtë, pra kapitujt 30 (marrëdhëniet politike me jashtë) dhe 31.
BE njoftoi gjithashtu se këto dy vende do të mbajnë konferenca ndërqeveritare në muajin dhjetor, gjegjësisht 16 dhjetori është caktuar për Malin e Zi, ndërsa 17 dhjetori për Shqipërinë.
Ndryshe, Mali i Zi mbylli tre kapituj të tjerë në mënyrë të përkohshme, ndërsa Shqipëria mbylli dy kapitujt e parë, pasi negociatat nisën më 15 tetor të këtij viti.
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...