“Po vijnë ndihma nga Rusia”- Si Assad mashtroi komandantët dhe u largua fshehtas

13:54 | 14 Dhjetor 2024
K.B

Bashar al-Assad, gjatë fundit të sundimit të tij, nuk i tregoi askujt për planet e largimit nga Siria. Sipas një raporti të Reuters, më shumë se njëqind persona të afërt me Assadin kanë konfirmuar këto informacione.

Assad gjeti strehim në Moskë, aleatin e tij kryesor ndërkombëtar, dhe i la bashkëpunëtorët e tij në mëshirë të fatit. Disa orë para arratisjes, ai mblodhi 30 komandantë ushtarakë dhe zyrtarë të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u tha se mbështetja ruse ishte në rrugë e sipër. Ai u bëri thirrje komandantëve që të kishin durim. Ky informacion është konfirmuar për Reuters nga një nga komandantët që mori pjesë në takim.

Të shtunën e kaluar, Assad njoftoi se do të kthehej në shtëpi, por në vend të kësaj, ai u nis drejt aeroportit. Ai i kërkoi këshilltares së tij për media, Buthaina Shaaban, të vinte për të përgatitur një fjalim, por kur ajo mbërriti, kuptoi se nuk ishte askush aty.

“Assad as nuk u përpoq të luftonte deri në fund, as nuk i thirri ushtarët e tij. Ai i la mbështetësit të përballeshin me fatin e tyre,” u shpreh Nadim Houri, drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Reformën Arabe./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme