Haradinaj uron Kosovën në 6-vjetorin e formimit të Ushtrisë

11:08 | 14 Dhjetor 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 14 dhjetorin e vitit 2018, ditën kur Kosova krijoi Ushtrinë e saj.

Haradinaj tha se sot, gjashtë vjet më pas, Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë.

“14 dhjetori i vitit 2018 ishte një moment historik për vendin – dita kur Kosova krijoi Ushtrinë e saj, e gatshme për t’u rreshtuar në krah të ushtrive të paqes dhe lirisë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Sot, gjashtë vjet pas, Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë. Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Në këtë përvjetor po e rikthej në vëmendjen tuaj, një fjalë time nga zemra, ditën kur u formua Ushtria”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje të përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Sekretarin James Mattis./Arbresh.info/

Të ngjashme