Të premtën në fshatin Grabovc të Zveçanit, tetë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë lënduar kur automjeti i blinduar, në të cilin udhëtonin, ka dalë nga rruga.
Policia e Kosovës ka dhënë detajet në raportin 24-orësh, duke njoftuar se drejtuesi i automjetit zyrtar të blinduar dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të, duke dalë jashtë rrugës.
“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës./Arbresh.info
Detaje nga aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve pë...
BE-ja miratoi mbylljen e tre kapitujve për Malin e Zi, një t...
“Lidhja e tyre tani është kryer”, Gresa thotë se Lela dhe Le...
Noizy për herë të parë në skenën e Festivalit të 63-të të Kë...
Shkarkimi i presidentit, mijëra njerëz manifestojnë pro dhe ...
BE pritet të miratojë një dokument më 17 dhjetor për Kosovën...